Thursday, August 6, 2015

BSH mban të palëvizur normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ka njoftuar këtë të enjte se ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2 për qind.

Sipas një njoftimi për shtyp të këtij institucioni, vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës.

Kjo strukturë vendosi pasi shqyrtoi raportin tremujor të politikës monetare, saktësohet më tej në njoftimin zyrtar.